Një studim nga shkencëtarët e Shkollës Mjekësore të Harvardit zbuloi se qentë bëhen 11 për qind më agresivë në kushte të caktuara.
Studimet e mëparshme kanë treguar se moti më i ngrohtë dhe përqendrimet më të larta të ndotësve mjedisorë i bëjnë agresivë njerëzit, majmunët rezus dhe minjtë.
Kjo është arsyeja pse Klas Linman nga Fakulteti i Mjekësisë i Harvardit në Boston, vendosi që me ekipin e tij të hetonte nëse diçka e ngjashme ndodh edhe me qentë.
Për qëllimin e studimit, studiuesit mblodhën të dhëna për kafshimet e qenve që u regjistruan midis viteve 2009 dhe 2019 në tetë qytete amerikane – duke përfshirë Dallasin, Los-Angelosin dhe New-Yorkun. Në atë periudhë janë raportuar gjithsej 69.525 incidente, pra mesatarisht tri kafshime në ditë gjatë periudhës dhjetëvjeçar, shkruan National Geographic
