Kreu i Shtetit Ilir Meta ka premtuar se do të flasë për votimin e një dite më parë në Kuvend për ligjin për betimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese pas takimit me delegacionin e Venecias.
Por ndërkohë ai ka postuar një Meme në Facebook ku trego shumëçka për opinionin e tij.
Në këtë Meme, që është një fushë beteje, ata që e sulmojnë “kalanë” janë Rilindja ndërsa kalaja që qëndron ende është Presidenca, flamuri dhe Kushtetuta.