Aktori John Cena u shfaq në skenën e çmimeve ”Oscar 2024” me një “veshje” të pazakontë. Saktësisht pothuajse lakuriq, duke mbuluar pjesët intime me zarfin që tregonte emrin e fituesit në kategorinë e kostumografisë. U duk sikur Cena do t’i çudiste dhe njerëzit do të shikonin çdo centimetër të trupit të aktorit, por në fakt, ai i kishte marrë masat dhe kishte mbuluar pjesët e tij intime. Ylli i “Fast X” nuk ishte totalisht lakuriq dhe le të marrim frymë të lehtësuar.


Pse u shfaq thuajse lakuriq? Për të rikujtuar një burrë që vrapoi pas David Niven në vitin 1974, kur ai prezantoi në skenë Elizabeth Taylor, e cila do të thoshte titullin e filmit më të mirë të atij viti. Moderatori, Jimmy Kimmel tha: “E imagjinoni dot sikur një burrë lakuriq do të kalonte në sallë sot? A nuk do ishte çmenduri?” dhe Cena e bëri imagjinatën realitet.

