Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

A janë të sigurta financat për Urën e Bunës? Përgjigjen Rama e Abazoviç

14:45 / February 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama abazovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrat Rama dhe Abazoviç i janë përgjigjur interesit të medias, lidhur me investimet e urës së Bunës, që do të shkurtojë distancën mes dy vendeve.

“Kjo është marrëveshja, disa animime i kemi treguar, është pak më shtrenjtë se sa e treguam herën e parë, do kushtojë rreth 20 mln euro, nëse ndahen nuk kushton shumë. Kemi biseduar se do I ndajmë dhe pagesa të bëhet në disa vite. Ura do të jetë 300 m. kemi trafik të jashtëzakonshëm në Murriqan, do të ketë benefite të drejtpërdrejta në GDP e secilit shtet. Nuk di project më të lirë se kaq, marrëveshje për ta paguar 50 me 50 është shumë e drejtë, shpejt do vijnë në fazën të hapim tenderin për të zgjedhur ofertuesin më të mirë. Një project I tillë për 3 vjet e paguan administrata e jo më buxheti i shtetit. Kemi plazhin e madh 10-12 km që është tërësisht e boshatisur, edhe Shqipëria po ashtu ka pjesën e vet. Pse mos mendojë dikush për një Antalia të re në këtë zonë. Bëhet fjalë për një zonë fushore, projekt që do hapë një vizion të ri.” -u shpreh Abazoviç.

Sakaq për kryeminsitrin Rama, projekti është gati dhe sfidë mbetet që të ndërtojmë një procedurë që është hera e parë. Janë dy qeveri që hapin një garë, që do jetë ndërkombëtare, me një komision të përbashkët

“Me vjen keq që nuk flas dot në gjuhën tuaj, si Dritani që përgjigjet shqip, është fenomen I rrallë. Dhe mbase i vetmi që edhe pse i flet shumë mirë të dyja gjuhët nuk ngatërron këmbët sipas gjuhëve ku ecën. Këtë projekt do e paguajnë të dyja qeveritë, është një project me vlerë të jashtëzakonshme, do lidhë dy anë të një kufiri. Projekti është gati, tani sfida është që të ndërtojmë një procedurë që është hera e parë. Janë dy qeveri që hapin një garë, që do jetë ndërkombëtare, me një komision të përbashkët. Të dyja ekipet juridike të kryeministrive do të angazhohen për procedurën dhe pastaj do përcaktohet fituesi e do ndërtohet ura.

Projektin do e bëjmë gati që nesër, sepse e kemi gati praktikisht. Shtoj edhe dicka tjetër lidhur me territorin. Për ne është jashtëzakonisht e vlefshme, edhe me rrrugën nga Shëngjini në Velipojë, rritet lëvizshmëria dhe fitojmë shumë. Por kjo urë nuk zëvendëson urën tjetër kur të bëhet lidhja e plotë e korridorit blu. Për zonën bregdetare kemi hapur konkurs, kërkon ndërhyrje precise për ta kthyer në magnet të turizmit. Të dy vendet kanë harxhuar energji për bregun e detiti. Mali I zi është bërë një vend lider, por është e pajustifikueshme që s kemi vënë në funksion liqenin. Pse nuk e kemi bërë dot deri tani, aryse kryesore është te koordinimi. Nuk e kemi kulturën e koordinimit. Kjo është sfida pa dashur të kthehem te Ballkani I Hapur, duhet për të patur mekanizmi të përditshme koordinimi, pa to s’ka gjë që na shpëton ne.” theksoi Rama.

Abazoviç Montenegro Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.