Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

A janë të sigurtë ashensorët në pallatet shqiptare? Mungon kontrolli periodik

10:34 / February 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ashensor 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi i fundit për sigurinë e ashensorëve është i vitit 2015, ndërkohë që në janar të 2017 u krijua Inspektorati i Mbikqyrjes së Tregut, i cili ka dhe përgjegjësi për certifikimin dhe sigurinë e ashensorëve,

Por pse janë kaq problematik ashensorët në Shqipëri, teksa pallatet e reja të ndërtuara pas viteve ’90 janë të gjitha të pajisura me kafazin e ashensorit, pastaj ka mbetur në dorë të ndërtuesve nëse janë instaluar apo jo.

Vendimi nr. 1056, i datës 23.12.2015, në pikën 10.5 të tij thotë se inspektimi periodik i ashensorëve bëhet të paktën një herë në muaj për ambientet e banimit dhe dy herë në muaj për ashensorët në vendet e punës.

“10.5 Mirëmbajtja e ashensorit duhet të kryhet sipas nevojës, më së paku një herë në muaj për ndërtesat në bashkëpronësi apo ambientet e banimit dhe të paktën dy herë në muaj për ashensorët në vendet e punës.10.6 Te mirëmbajtja duhet të mënjanohen të gjitha mangësitë në punën e ashensorit,kurse pjesët e parregullta dhe të dëmtuara të zëvendësohen me të rregullta.10.7 Nëse gjatë mirëmbajtjes së ashensorit vërtetohen parregullsi të cilat mund të çojnë deri në gjendje të rrezikshme, organizmi kompetent për mirëmbajtjen (me personat teknikisht të kualifikuar) i kërkon personit përgjegjës të vendosë ashensorin jashtë përdorimit derisa ato të mënjanohen. Organizmi kompetent për mirë-mbajtjen njofton menjëherë personin përgjegjës, ministrinë përgjegjëse për tregtinë dhe strukturën përgjegjëse, dhe në raste pa-zbatueshmërie edhe organet e rendit.11. Formati i ekzaminimit të plotë për ashensorët ekzistues dhe rreziqet minimale që merren parasysh gjatë analizës së riskut”, thuhet në vendim.

Por sa zbatohet kjo nga teknikët në Shqipëri që sipas pikës 6.3 të këtij vendimi “Organizmi kompetent për modernizimin e ashensorëve (me personat teknikisht të kualifikuar),i përzgjedhur nga personi përgjegjës, kryen veprimet e modernizimit/përmirësimet/korri-gjimet e ashensorit sipas rekomandimeve nga organi i miratuar.Personi përgjegjës përballon shpenzimet e përfshira në këtë modernizim.

Por një tjetër mangësi është edhe plotësimi i formularëve të inspektimit ku bëhet përshkrimi i gjendjes aktuale dhe riparimeve që janë kryer. Ky raport i dorëzohet administratorit të pallatit.

Aksidentet nga ashensorët

Aksidentet nga ashensorët nuk janë të pakët, i fundit është ai i një dite më parë në “Don Bosko”ku u lëndua një studente në ashensorin e një furre buke. Për fat të mirë të saj, ashensori u shkeput vetëm një kat dhe nuk ka qenë në katet e mësipërme. Edhe pse vendimi përcakton se kontrolli teknik duhet bërë me periudhë një mujore, ky ashensor nuk ishte kontrolluar prej dy muajsh edhe pse teknikut i ishin raportuar problemet që kishte.

Një tjetër ngjarje e rëndë ishte ajo e janarit të 2017.

Mungesa e kontrolleve shtetërore, ajo e kolaudimit dhe supervizimit të përgjegjshëm, mungesa e administratorëve ligjor në pallate e deri tek banorët që nuk paguajnë për mirëmbajtjen, kanë bërë që sot ashensorët në përdorim të kenë një risk të lartë.

ashesnor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.