Më 4 qershor vitin e kaluar, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë.
Klea ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit i kanë dërguar pyetje të ndryshme. Fansat e saj kanë qenë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë gjëra rreth saj. E sigurisht që nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me jetën e saj private.
“A je bashkë me Elgitin, a e do atë?”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit Klea i është përgjigjur përmes një video të postuar në “Instastory”, teksa tregon se në fakt ishte në makinë me bashkëshortin e saj.