Sipas profesoresësh së Vaksinologjisë Sarah Gilbert të universitetit të Oksfordit në shtator do të ketë të disponueshme një vaksinë për publikun e gjerë.
Ajo thotë për BBC se testet klinike për vaksinën “do të fillojnë shumë shpejt: dhe se proceset e prodhimit gjithashtu duhet të vihen shpejt në levizje.
“Duhet të nisim prodhimin e një sasie të madhe vaksinash”, tha ajo.
“Nuk është e pazakontë që kompanitë të nisin prodhimin e një vaksine të re para se të dimë me siguri që ato funksionojnë. Askush nuk dëshiron të jetë në këtë pozitë kur ke një çaksinë që keni treguar se funksionon dhe më pas nuk keni asnjë vaksinë për të përdorur. Sa më shpejtë që të nisim, aq më shpejtë do të arrijmë shkallën e miliarda dozave. Kjo ndoshta nuk do të jetë kët vit, por nëse nuk fillojmë nuk do ta arrijmë as vitin tjetër”, thotë Sarah
