Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A ka diskutuar me Bashën për dorëheqjen dhe a do ketë një rikthim të tij në PD? Përgjigjet Alibeaj

18:28 / May 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 f4cd88d8b4e22c8728c9623240def77b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkelejd Alibeaj ka treguar arsyet që e çuan drejt vendimit për të dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike.

“Një vit më parë pas dorëheqjes së Bashës një nga nënkryetarët duhet të merrte drejtimin e partisë. M’u ofrua drejtimi e nuk mund ta refuzoja. Ka pasur edhe një vendim të Kryesisë dhe grupit, sipas të cilës në një kohë të shkurtër të zhvilloheshin procedurat për zgjedhjen e kryetarin, por ishte një kohë e turbullt për PD dhe u mendua që situata të vijonte deri pas zgjedhjeve lokale. Të mërkurën doli rezultati final, atëherë përfundoi edhe mandati im. Kjo ishte një nga arsyet që u largova. Një dorëheqje nga drejtimi , është edhe një moment i kulturës politike. Ajo që ndodh në politikën shqiptare, janë zvarritje e alibira. Ishte e domosdoshme të jepja një shembull. Kam dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i grupit parlamentar. Sfida e PD ishte shumë delikate. E para ishte ajo që nga zgjedhjet edhe pse lokale, doza e politizimit ishte pashmangshme, për çfarë kishte ndodhur brenda nesh. Sfida ishte që PD të dilte gjallë, që mendoj e kaluam”.

I ftuar në “Kjo Javë” në “News24”, Alibeaj u pyet nëse ka biseduar me ish-kreun e PD, Lulzim Basha për dorëheqjen. Në përgjigje të pyetjes, ai pohoi se kanë qenë vetëm miqtë e tij më të afërm, jashtë politikës, që e dinin për dorëheqjen e tij.

“Kam folur para zgjedhjeve. Unë e kuptova fare mirë që politika e vjetër është politika që duhet të refuzohet. Jemi në 2023 dhe nuk mund të vazhdojmë me shpifje dhe të pavërteta. Kjo është një arsye se përse PD e së shkuarës nuk fitoi. Nuk kam folur me Bashën për këtë çështje. Ky ishte vendimi im. Është një akt që duhet ta bëja. Unë e kam aq aftësi për të kuptuar se është koha për t’u larguar. Për largimin tim e kanë ditur vetëm disa miq, jo nga politika. Sa i përket rikthimit të Bashës, unë mendoj se partia nuk duhet të vërtitet vetëm rreth disa figurave.”

alibeaj PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.