Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur sot për ngjarjet që tronditën vendin.
I pyetur nëse ka grupe të strukturuara krimanle në Shqipëri ministri tha se:
Sigurisht që këto grupe kanë mjetet e tyre, eksplozivet janë një nga këto. Grupet kanë ekzistuar, janë rralluar sepse janë ndëshkuar, por nuk përjashtoj ekzistencën e celulave të tilla.
Kemi 330 raste armësh të kapura, çështja është që të vendosim gjithë mekanizmat që të minimizojmë veprimtarinë e tyre.