Për gazetarin Artan Hoxha edhe pse krimi po përhapet gjerësisht, për fatin e mirë nuk kemi ende nje mafie shqiptare.
Sipas Hoxhës e gjitha funksionion me grupe qe kane krijuar aleanca mes tyre. “Grupet kriminale shqiptare janë bërë një trend. Shoh interesin që kanë mediat ndërkombetare, vëmendja që i kushtojnë, vëmendja nga ambasadat e huaja në Shqipëri. Edhe operacioni i funsit ‘Los Blancos’, kishte pesë vjet qe hetohej nga ndërkombëtarët.
Duke marrë parasysh përhapjen e kriminalitetit shqipar, për fatin e mirë tonin, nuk kemi një shtab, pra nuk ka nje mafie shqiptare të mirëfilltë. Ne jemi në organizata kriminale, që kanë bërë aleanca, që tashmë veprojnë me alencë. Me goditjen e fundit, ne kishim të bënim me një kartel droge, por me informacionet e mija, ky ishte vetëm një degëzim që u godit që kishte nisur nga një hetim në Firence” u shpreh Hoxha në një intervistë televizive.