Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

A mund ta shpëtojmë Parashqevinë?

18:55 / December 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1734104053 parashqevisimaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Mira Kazhani

Nuk mund t’i numëroj sa mesazhe kam lexuar në 4 vjet që unë të ftoj Parashqevi Simakun. Nëse ka pasur një njeri që do kisha bërë çdo sakrificë për ta intervistuar, ajo ka qenë Parashqevia. Jam rritur në vitet ‘80, fiks në momentin e shkëlqimit të Parashqevisë që ishte ëndrra e burrave, modeli i grave, muza e një shoqërie. Sepse Parashqevia kishte edhe bukurinë, edhe talentin dhe sot e kësaj dite nuk gjejmë dot një këngëtare që të ketë atë lloj bukurie qëkur hap gojën.

Parashqevia iku në Amerikë menjëherë pas rënies së komunizmit. Ambicioze për të kapur Hollivudin. Në intervistën e saj të parë ajo u shfaq edhe më e sofistikuar dhe gati për të prekur ëndrrën e saj. Jam përpjekur ta kërkoj. Përgjigjja që kam marrë është se ishte kthyer në endacake. Kam refuzuar ta besoj. Se çfarë ka ndodhur me yllin shqiptar që ka përfunduar e braktisur është një pyetje shumëmilionëshe. Zhgënjimi nga ëndrra amerikane apo diçka tjetër?

Çfarë i ka ndodhur Parashqevisë që duroi komunizmin, i mbijetoi presionit dhe epshit të burrave të atyre viteve dhe asaj Parashqevisë që u shfaq me peliçe dhe në një vilë buzë oxhakut në Amerikë? Çfarë mund të ketë ndodhur me njeriun që shqiptarët do të paguanin gjithmonë për ta dëgjuar tek këndon?

Janë pyetje retorike. Por sot do doja të bëhemi shumë e ta shpëtojmë Parashqevinë, gjithmonë nëse jemi ende në kohë, që ajo të pranojë të shpëtohet. Ambasada shqiptare në SHBA mundet të kërkojë informacion dhe shteti shqiptar duhet të bëjë diçka për një artiste, ashtu siç për shumë artistë ka lidhur pension të posaçëm. Detyrimi moral që i kemi njerëzve të artit që të mos poshtërohen. Detyrimi që i kemi çdo njeriu që të ketë një pleqëri me dinjitet, në fakt.

Nëse familjarët e kanë braktisur, Parashqevinë duhet ta shpëtojmë ne, si shtet e si shoqëri, sepse po, fatet janë individuale edhe Parashqevia i përket Amerikës, se është qytetare atje mbi 30 vjet, por mbetet e Shqipërisë e kjo s’e bën atë të huaj dhe as e zvogëlon përgjegjësinë morale për një shqiptare që në kohën e vet i dha popullit të vet muzikë, bukuri, ëndërr.

Mira Kazhani Parashqevi Simaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.