Primaret e Shkodrës të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit, i fitoi Bardh Spahia i cili tashmë është kandidati zyrtar për këtë bashki.
Voltana Ademi tha se nuk do të merrte pjesë pasi nuk donte të ishte e favorizuar.
Berisha i ftuar në “Log” është pyetur nëse ka ndërhyrë Voltana Ademi që Spahia të merrte më shumë vota, u përgjigj duke thënë se nuk ka pasur pakënaqësi, megjithëse nuk e mohoi një gjë të tillë.
“Nuk kam në mënyrë absolute asnjë ankesë, kam komunikuar me të gjithë kandidatët dhe kam zero ankesë. Por më lejo pak, këto ishin primaret e para të vërteta dhe do përmirësohen. Por në këtë proçes unë informoj qytetarë dhe anëtarë të PD se lobingjet janë pjesë e këtij procesi.
Nëse merr pjesë në këtë garë përpiqesh të lobosh që të marrësh mbështetës sa më shumë. Ose ti bën kalkulimet tuaja dhe e sheh se ti vërtet nuk fiton dhe ti bën një “deal” me personin që mendon se mund të fitojë. Këto janë pjesë të pandalshme në Primaret e SHBA dhe kudo. S’kam asnjë ankesë sot”, tha Berisha.