Instituti i Shëndetit Publik i ka dhënë fund dyshimeve se në zonat klimatike të nxehta apo me lagështirë të madhe, koronavirusi nuk mund të përhapet. Sipas ISHP-së, COVID- 19 mund të transmetohet në çdo zonë të mundshme të globit dhe deri më tani nuk ka treguar asnjë dobësi përhapjeje në vendet me klimë të ngrohtë.
“Nga të dhënat e deritanishme, koronavirusi i ri mund të transmetohet në të gjithë zonat klimaterike në të gjitha zonat klimaterike përfshirë këtu zonat me klimë të lagësht dhe të nxehtë. Pavarësisht klimës, merrni masat mbrojtëse, nëse jetoni apo udhëtoni në zona ku ka prani të covid-19. Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga virusi është larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun. Koronavirusi i ri mund të transmetohet në zona me klimë të lagësht dhe të nxehtë,”-thuhet në njoftim.