Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

A po e rrezikon koalicionin në qeverinë kosovare taksa ndaj Serbisë?

19:40 / January 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ert 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës ka trazuar jo pak Kosovën që nga momenti kur u vu në zbatim. Ideja e Kadri Veselit për pezullimin e përkohshëm të taksës mbi produktet serbe, për një periudhë 120-ditore, së cilës Ramush Haradinaj nuk iu përgjigj drejtpërdrejt, por e bëri të qartë se nuk lëkundet nga pozicioni i tij mbi tarifën e shumëdiskutuar, po shihet si shenja e parë publike e përplasjes së qëndrimeve në radhët e koalicionit qeveritar në Kosovë.

Përmes vendosjes së kësaj takse, Veseli dhe Haradinaj kërkuan të tregojnë se Beogradit po i jepet një mësim i mirë për pengesat që i vendos Kosovës, megjithatë, duke shpërfillur kërkesën e kreut të PDK-së, shefi i ekzekutivit e vulosi qëndrimin zyrtar të qeverisë me letrën dërguar ambasadorëve të “QUINT”-it dhe përfaqësueve të BE-së në Prishtinë.

Në letër vendoseshin kushte për heqjen e taksës. Nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kërkohej mbështetje për një konferencë ndërkombëtare, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa pretendoheshin edhe garanci ndërkombëtare se nuk do të diskutohen kufijtë ekzistues.

Haradinaj u pyet nga gazetarët nëse qëndrimi i tij dhe i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, do të çojnë në rënien e qeverisë. Por, taksa – sipas tij, – do të mbetej për çdo rast në fuqi.

“Sa i përket prishjes së koalicionit dhe vajtjes në zgjedhje të mundshme, atëherë tarifa doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina do të mbetet deri në muajin qershor. Kjo pasi, nëse shpallen zgjedhjet, nevojiten 45 ditë deri në mbajtjen e tyre, pastaj janë edhe 30 ditë deri te konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pastaj krijimi i Qeverisë. Kështu që në verë mund të hyjmë me taksë, pra në qershor”, tha Haradinaj.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca e cilësoi kërkesën për heqjen e taksës si shantazh të kryeparlamentarit ndaj Haradinajt, e tha se vendi duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje.

koalicioni Qeveria taksa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.