Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

A rrezikon Shqipëria për shkak të muxhahedinëve? Rama flet për nivelin e sigurisë

17:20 / January 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1578499699 rama9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp pasditen e sotme ku foli mbi objektivat e Shqipërisë, si dhe konfliktin SHBA-Iran. Kreu i qeverisë deklaroi se do të zhvillojë edhe një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusi dhe Ukrainë, ku do të zhvillojë disa takime. “Kjo është një temë dhe çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë, në vazhdën e traditës shqiptare, në vazhdën e një aleance strategjike të panegociueshme dhe të padiskutueshme me SHBA për të mikpritur një grup njerëzish që janë në rrezik për jetën. Siç shkruhet në marrëveshjen e bërë, ata në Shqipëri janë si rezultat i një operacioni humanitar jo politik. Ndërkohë që kemi jetuar në diktaturë, dhe ne e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat, regjimet totalitare, dhe janë të obseduar për të kontrolluar gjithçka dhe për të asgjësuar çdo kundërshtar. Shqipëria e diktaturës ishte vend i vogël me resurse shumë minimale në raport me Iranin dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë pikat ku kishte armiqtë e brendshëm të regjimit”.

Unë nuk besoj që kjo e ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi arsye ta besojmë këtë, se ne jemi në kontakt permanent me aleatët tanë, dhe kur është puna tek inteligjenca ata janë të pakonkurrueshëm botërisht, dhe në këtë rast ne jemi në duar të sigurta, kur është fjala tek marrja e informacionit. Nuk kemi arsye objektive të besojmë që ka një ekspozim të veçantë. Jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces”. 

Iran-SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Situata monitorohet 24 orë në shtatë ditë”/ Zjarret aktive në vend, ministri Nufi: Janë 650 forca të angazhuara

19:30 / August 12, 2026

Tjetër aksion në Vlorë, IKMT ndërhyn për të shembur një objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori i ndërtimit pa leje

18:44 / August 12, 2026

“Territorialja”, përfundon takimi i Ramës me 20 kryebashkiakë socialistë në Kuç të Vlorës

17:38 / August 12, 2026

“Territorialja”, këshilli bashkiak i Divjakës firmos kërkesën: “Jo” bashkimit me Lushnjen

16:58 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.