Hiqni dorë nga pijet e gazuara ose alkoolike dhe rikthejuni shëndetit të ndërgjegjshëm, tani është periudha që në tryezë të rishfaqim ushqimet dietike dhe të shëndetshme, duke filluar me ujin mineral. Ndoshta për arsyen se ka kosto të ulët, ose për arsye të dispozicionit të madh. 140 llojet e bimëve në territorin italian prodhojnë më shumë se 1 miliard litra në muaj (e barabartë me 400 pishina olimpike). Italianët janë konsumatorët më të mëdhenj të ujit mineral në botë: 190 litra për kokë në vetë, rreth dyfishit në krahasim me 30 vjet më parë, të ndjekur pas nga gjermanët. Gjithsesi, sipas sondazheve të fundit, konsumatorët janë pak të njohur me cilësitë e ujit. Ose besojnë se dinë shumë, kur në realitet ndeshen shpesh me informacione të gabuara, përgjithësisht nga spotet publicitare. I kemi kërkuar një grupi ekspertësh për të na i bëjë gjërat më të qartë, nga fakti se dyshimet janë të shumta. Ja kujt i jemi referuar:
-Alessandro Zanasi, pedagog i marrë nga shkolla e specializuar e sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes, Fakulteti i Mjekësisë dhe i Kirurgjisë në Universitetin e Bolonjës.
-Umberto Solimene, President i Qendrës së Kërkimit të Bioklimatologjisë Mjekësore, ekspert i Shkencave Mjekësore në Universitetin e Milanos.
-Marcello Giovannini, profesor i Pediatrisë në Universitetin e Milanos
-Ester Gianquinto, mjek specialist i Shkencave Mjekësore.
-Irene Cetin, profesoreshë e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Universitetin e Milanos, Drejtoreshë në spitalin Luigi Sacco, anëtare e Komitetit Shkencor “Acqua Panna”.
Së pari, etiketa, kjo gjë e panjohur, edhe se e vendosur në çdo shishe: për çfarë duhet të kemi kujdes gjatë leximit të saj?
“Verifikoni që të jetë e shkruar “Ujë mineral natyral”, sepse shishet që mbajnë etiketën me shkrimet “Ujë burimi” ose “Ujë për të pirë”, nuk përmbajnë ujë mineral dhe kështu nuk mund përmbajnë vlera të shëndetshme të njohura nga Ministria e Shëndetësisë”- shpjegon doktor Alessandro Zanasi. Përndryshe duhet të jetë i shënuar emri i burimit, data dhe emri i laboratorit në të cilin janë bërë analizat, përmbajtja nominale, përbërja analitike, autorizuesi i përdorimit të ujit mineral dhe numri i identifikimit.
Përsa i përket përbërjes analitike: a mund të na shpjegoni specifikën e elementeve dhe joneve kimike të dhëna në etiketë?
“Kripërat minerale, të ashtuquajturat jone, nuk prodhohen nga trupi i njeriut, por duhet të merren nëpërmjet dietave ushqimore. Ato janë lëndë ushqyese inorganike me funksione rregullatore. Për shembull ujërat e pasura me kalcium, favorizojnë forcimin e kockave dhe aktivitetit muskulor, ato me magnez ndihmojnë në rregullimin e zorrëve dhe funksioneve enzimatike. Kaliumi rregullon impulset nervore dhe muskulore, ndërsa hekuri është thelbësore gjatë shtatëzanisë. Mangani, seleni dhe zinku kanë efekt antioksidues dhe luftojnë radikalet e lira” – vazhdon Zanasi.
Po sodiumi? Ndër vite fushatat publicitare dhe debatet e shumta na kanë bindur se uji mineral ngre tensionin, është e vërtetë?
“Trupi njerëzor përmban rreth 100 gramë dhe nevojshmëria e përditshme është më pak se 3.5 gramë. Në disa kushte patologjike (si hipertensioni, sëmundjet e veshkave ose të zemrës) është e nevojshme që të kufizohet futja e saj në minimum. Megjithatë sasia e sodiumit e futur në trup nëpërmjet ujit mineral është e parëndësishme”- siguron Zanasi. Studimet kanë treguar se marrja e sodiumit gjatë fëmijërisë është e lidhur me një rrezik të tensionit të lartë kur rritesh. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, uji që pinë fëmijët duhet të përmbajë më pak se 20 miligramm sodium në një litër.
Të gjitha këto informacione i gjejmë në etiketë. Por sa shpesh bëhen kontrolle nëpër laboratorët universitarë?
Analizat për rinovimin e etiketave bëhen çdo pesë vjet. Për këtë duhet të jemi të qetë. Kontrolle kimike dhe mikrobiologjike kryen nga autoritetet shëndetësore në të gjithë fazat e zinxhirit prodhues. Të paktën një herë në vit gjatë mbledhjes, dhe të paktën një herë në muaj pas produktit përfundimtar kontrollohen para se të vendosen në shishe, në depot e shpërndarjes, si dhe në dyqane. Edhe vetë prodhuesit, kanë një sistem vetë-kontrolli që përkthehet në 400 kontrolle kimiko-mikrobiologjike të përditshme.
Cilat janë dallimet midis ujit mineral dhe ujit të filtruar?
“Ujërat minerale me ligj duhet të mbushen direkt nga burimet e pacënuara, që janë të dobishme për mirëqenien e trupit të njeriut, duke iu nënshtruar kontrolleve të shumta dhe të përsëritura për të verifikuar dhe vërtetuar pastërtinë e ujit dhe që cilësia të mbetet konstante. Uji i filtruar është i privuar nga karakteristikat e tij natyrore, dhe uji i pijshëm varet nga cilësia e mirëmbajtjes së filtrave, të cilat shpesh nuk kontrollohen dhe nuk ndryshohen për një kohë të gjatë. Duke u përdorur vazhdimisht, mund të favorizojë humbjen e kripërave minerale. Por gjithsesi ka karakteristika higjienike të sigurta për t’u përdorur në gatim, por nuk është e këshillueshme për një përdorim afatgjatë”- thotë Solimene.
Kalojmë tek shëndeti. Diabeti: në dietën për ta parandaluar dhe për ta kuruar, duhet të rritet sasia e përdorimit të ujit?
Përsa i përket sistemit të tretjes, cilat janë ujërat më të mira, bazuar tek përmbajtja e kripës?
Për ata që kanë vështirësi me sistemin e tretjes, këshillon Giaquinto, është i dobishëm një ujë mineral i tipit bikarbunat-sulfat. Këto minerale, në fakt, ndihmojnë në zbrazjen e fshikëzës së tëmthit, duke rritur shpejtësinë e sistemit tretës në stomak. Bikarbonati-sulfatit stimulon veprimin e enzimave në tretjen e ushqimit, ul aciditetin e stomakut dhe zorrëve.
Po për gratë shtatzëna?
Profesoreshë Irene Cetin shpjegon që “shpesh, në këto faza, gratë kanë më shumë etje se normalisht. Është e këshillueshme të pihen dy litra ujë në një hark kohor ditor, për të evituar mungesën e etjes. Në tremujorin e tretë të shtatzënisë, mbi të gjitha nëse është gjatë kohës së verës, duhen të paktën 2.5 litra uji në ditë. Këshillohet përdorimi i ujit me sasi mineralesh mesatare, të alternuar me ujin oligomineral me sasi të pakët natriumi për të luftuar problemet e lidhura me mbajtjen e lëngjeve. Për të marrë kalcium mjaftueshëm, mund të jetë e dobishme të zgjidhet uji me bikarbunat-kalciumi.
Dhe vijmë tek mitet që ekzistojnë për ujin: A është e vërtetë që të pirit e një gote uji direkt pasi zgjohesh është e mirë për shëndetin?
“Ky nuk është një mit i gabuar, përkundrazi. Favorizon eliminimin e toksinave nëpërmjet urinave, duke përfituar një funksionim më të mirë të organizmit”- konfirmon profesor Solimene.
Është e vërtetë që uji nuk duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë në frigorifer?
Në përgjithësi, uji mineral në shishe nuk është e nevojshme që të qëndrojë në frigorifer, vetëm në rast se doni ta mbani atë të freskët.
Uji i gazuar na bën keq, sidomos fëmijëve.
Edhe pse italianët parapëlqejnë ujin natyral (65% e shitjeve) kjo nuk do të thotë se ujërat me gaz na bëjnë keq. Marcello Giovannini thotë “se të gjithë ujërat mineralë natyralë kanë një përqindje të caktuar të dioksidit të karbonit dhe në të shumtën e rasteve është aq sasi e vogël sa nuk dallohet në shije. Flluskat e gazit janë të shtuara artificialisht. Uji i gazuar nuk rekomandohet për fëmijët e vegjël . Uji i gazuar mineral është me gaz sepse dioksidi i karbonit në ujin e burimit është në sasi më të madhe se 250 mg/l. Është e rëndësishme të përmendet që nuk ka studime shkencore që provojnë efektet negative të ujit me gaz.
Uji mineral është një gjë e mirë për flokët.
“Pak veta e dinë se një hidratim korrekt i bën mirë edhe flokëve, duke ndihmuar në parandalimin e irritimit dhe kruarjes së kokës, dhe është i dobishëm në trajtimin e djegies dhe skuqjes së lëkurës së saj. Ai ndihmon në mirëqenien e lëkurës dhe bukurisë së flokëve”- shpjegon doktor Zanasi. Përveç kësaj, larja ose shpëlarja e kokës me ujë mineral është një metodë e thjeshtë dhe efikase për të pasur flokë të butë dhe të shndritshëm. Kjo sepse uji i rubinetit është shpesh i pasur me kalcium dhe klor, substanca që influencojnë negativisht në shëndetin e flokëve, duke e bërë atë më të ngurtë. Zgjidhja ideale është përdorimi i ujit mineral të gazuar, sepse ka një fuqi dhe efekt më të madh në pastrimin e flokëve, më mirë se sapuni dhe shampoja.