Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Abuzoi me 11-vjeçaren që e kishte të afërme, arrestohet në Rinas pedofili 35-vjeçar

14:32 / September 29, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
fsssvd
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

RINAS- 35-vjeçari Elton Sina është arrestuar në aeroportin e Rinasit. Ky i fundit akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 11-vjeçare. Rasti u zbulua pas një denoncimi në emisionin “Piranjat”. Pas një “ftese” për intervistë që i kishin bërë Piranjat Elton Sinës, ku ai premtoi që do të vinte së bashku me avokaten e tij, i akuzuari ka shkuar në Rinas ku është ndaluar nga policia dhe është njohur me masën e sigurimit ” Arrest me burg” dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, pas provave të grumbulluara.

Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12-vjeçe, e cila një vit më parë, kohë kur ishte vetëm 11 vjeçe u abuzua seksualisht nga bashkëshorti i kushurirës së saj 35-vjeçar, baba i një fëmije. E mitura tregoi se në muajin gusht të vitit 2023, gjatë pushimeve verore kishte shkuar tek halla e saj në fshatin Golem të qytetit të Kavajës për të qëndruar disa ditë me fëmijët e vegjël të familjes dhe me kushurirat e sajë, konkretisht bashkëshorten e 35-vjeçarit Elton Sina.

Kohë më parë 35-vjeçari kishte komunikuar me vajzën në Instagramin e saj, teksa i dregonte të miturës simpatinë që ai kishte për të, të akumuluar prej vitesh, duke i thënë  konkretisht që kur  ishte e vogël ai e mbante në prehër dhe shfrynte epshet e tij, e ndërkohë të afërmit mendonin se Eltoni kujdesej shumë për të voglën.

E mitura tregoi për Piranjat se abuzimi ka ndodhur në një moment kur ajo ka qenë vetëm në dhomën e gjumit, teksa kujdesej për të vegjlit e familjes. Në fakt e gjithë situata kishte ardhur gradualisht pasi për tre ditë qëndrimi 35 vjeçari e kishte ngacmuar disa herë, madje dhe në prezencë të familjarëve të tjerë teksa e mitura flinte.

Familjarët e vajzës së mitur tregojnë që sapo janë vënë në dijeni të situatës babai ka marrë më telefon dhëndrin e familjes, 35-vjeçarin abuzues. Si kundërpërgjigje abuzuesi i dërgon një sms teksa i kërkon falje për të gjitha gjestet që kishte kryer, duke pranuar në një farë mënyre gjithka kishte kryer me vajzën e mitur.

Abuzimi i te mitures
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ndikimi i Ngushticës së Hormuzit në çmimin e naftës

08:37 / June 21, 2025

Horoskopi për sot, zbuloni parashikimin e yjeve

08:26 / June 21, 2025

Dëshmia e Lek Pervizit, i vuajtur ne Kampin e Tepelenës

07:31 / June 21, 2025

Perëndimi magjik në Borsh, Rama poston foton nga bregdeti

20:50 / June 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.