Financierja e Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan do të hetohet për shpërdorim detyre pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e shoqërisë, bën të ditur policia e Elbasanit.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasen:
A. S., 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie.
