Policia e Kukësit ka vënë në pranga dy vëllezër pasi kishin abuzuar seksualisht me një vajzë 20-vjeçare nga Kosova.
Bëhet fjalë për vëllezërit Xh. H., 31 vjeç dhe M.H, 24 vjeç nga Lomje i Kukësit.
“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj“, thuhet në njoftimin e policisë”- ben me dije policia.
Sipas saj, materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
