Pas reshjeve të shiut, vendi është përfshirë nga temperaturat e ulëta, çka ka sjellë dhe ngrica në disa zona.
Sipas ARRSH në akset rrugore të qarkut të Kukësit e Korçës po punohet për pastrimin e plotë të rrugëve nga dëbora, pastrimin dhe hedhjen e kripës për eliminimin e ngricave.
NJOFTIMI
Në akset e Qarkut Kukës, në akset e Qarkut të Korçës, në akset Peshkopi-Qafë Drajë dhe Kuben-Vasije është punuar për pastrimin e plotë të rrugës nga dëbora, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës 🚜për eleminimin e ngricave❄️qarkullimi vazdon normalisht🚖
🚧Kontraktorët dhe specialistët e ARRSH-së janë në terren, në gadishmëri për çdo situatë.