Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Açka: 140 mijë vota na munguan, faji i Berishës. PD nuk ka një reflektim për sulmet ndaj SPAK-ut

15:00 / May 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Acka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Flutura Açka, e cila nuk fitoi në zgjedhjet e 11 Majit, ka ngritur akuza dhe autokritikë ndaj sjelljes së opozitës gjatë fushatës dhe në raport me institucionet e drejtësisë. ”Në fakt nuk ka një reflektim nga opozita në raport me SPAK-un. Edhe kjo më shqetëson. Kur e sheh që pëlqyeshmëria e shqiptarëve ndaj SPAK shkon në 75 përqind dhe në retorikën opozitare ne e sulmojmë, nuk ishte mendoj e duhura”,-u shpreh Açka.

Sipas saj, sulmet e vazhdueshme nga Sali Berisha ndaj SPAK ndikuan negativisht në perceptimin e publikut për opozitën. ”Unë mendoj që një nga arsyet ishte dhe sulmi që Berisha i bënte SPAK, por që mos të lexosh mirë vullnetin e shqiptarëve në momentin që kërkon votat e tyre, mendoj që ka qenë e gabuar”,-tha në ”Report TV”.

Nga ana tjetër, Açka kritikoi përqendrimin e fushatës elektorale vetëm tek figura e Berishës, duke lënë në hije ekipin dhe alternativën politike të PD-së. ”Një tjetër problem i zgjedhjeve ishte përqendrimi i zgjedhjeve tek zoti Berisha. Do duket që ajo gjëja personale e tij, që nga shtatori i 2021 e sot. Iu mbart edhe partisë edhe fushata u përqendrua për të mbajtur figurën e tij në qendër, duke harruar që ne erdhëm në zgjedhje me një ekip”.

Duke analizuar rezultatet e votimit, Açka u shpreh se opozita ka humbur mbi 140 mijë vota dhe kjo, sipas saj, është rezultat i vendimeve të gabuara dhe përpjekjes për të siguruar pozicione personale.

Berisha Flutura Açka PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.