Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Administrata amerikane parashikonte mijëra vdekje në ditë, reagon presidenti Trump dhe bën deklaratën e papritur

19:21 / May 5, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 4 750x375 1 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një dokument i brendshëm i administratës Trump parashikonte që numri i vdekjeve ditore prej koronavirusit në SHBA gati do të dyfishohej gjatë muajit të ardhshëm, madje pasi presidenti ka inkurajuar shtetet të kthehen në rutinën dhe të startojë biznesi si zakonisht, raportoi fillimisht “The New York Times”.

Vdekjet ditore pritet të rriten në rreth 3000 deri më 1 qershor nga rreth 1750 tani, sipas dokumentit, kopjet e të cilave janë marrë nga “The Times” dhe “The Washington Post”.

Draft-modelet, e paraqitura nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave, gjithashtu parashikuan që numri i infeksioneve të reja në ditë do të shkonte në 200.000 nga 25.000, një rritje e tetëfishtë deri më 1 qershor.

Presidenti amerikan, Donald Trump e hodhi poshtë si të pavërtetë raportin që parashikon 3000 vdekje. “Ai raport nuk është lehtësues dhe ne jemi duke lehtësuar”.

Presidenti ka mbrojtur edhe guvernatorët shtetërorë që kanë nisur të lehtësojnë masat, duke thënë se banorët e këtyre shteteve, janë duke respektuar distancën fizike dhe janë duke zbatuar masat tjera që lidhen me virusin.

Trump ka shtuar se vazhdimi i masave të izolimit mund të marrë edhe jetë njerëzish, përmes vetëvrasjeve apo abuzimit me drogë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026

Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në Kinë

13:21 / August 23, 2026

Australia regjistron rastin e parë të gripit të shpendëve tek gjitarët

12:23 / August 23, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.