Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Administrata do punojë nga shtëpia, zyrtarizohet rregullorja që do zbatohet

08:17 / May 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata do të punojë në distancë, çka do të thotë se përgjatë gjithë kohës së pandemisë një pjesë e punonjësve nuk do të shkojnë në zyrë. Kjo është bërë tashmë zyrtare me anë të një rregulloreje të miratuar javën e shkuar në një pjesë të mirë të institucioneve ndërkohë që një model është dhënë edhe nga Departamenti i Administratës Publike në mënyrë që ajo të përshtatet rast pas rasti.

Rregullorja qartëson se puna në distancë, pra duke mos shkuar në zyrë për disa punonjës të administratës do të shihet rast pas rasti. Kjo do të thotë se do të merren në vlerësim disa elementë.

“Në përcaktimin e nëpunësve/punonjësve që mund të punojnë në distancë online institucionet duhet të bazohen në: a) Vlerësimin e llojit të detyrave që ushtrojnë nëpunësit/punonjësit; b) Evidentimin e rasteve të nëpunësive/punonjësve me patologji të ndryshme, të cilët janë më të rrezikuar në rast infektimi nga COVID-19; c) Evidentimin e nëpunësive/punonjësve që kanë në kujdestari fëmijë deri në moshën 14- vjeç ” thuhet në dokument.

Sipas rregullores puna në distancë online ka të njëjtën kohëzgjatje kohore, si edhe puna në ambientet e punës së institucionit. Gjatë punës në distancë online nëpunësit/punonjësit duhet të vënë në dispozicion të eprorëve dhe të njësisë së burimeve njerëzore të institucionit detajet e kontaktit të tyre dhe të jenë të aksesueshëm online gjatë gjithë orarit zyrtar.

“Menaxheri i linjës/eprori direkt duhet të: a) përcaktojë rregulla të qarta se sa shpejt nëpunësi/punonjësi që po punon në distancë online duhet t’i përgjigjet një kërkese/detyre të ngarkuar; b) monitorojë nëpunësit/punonjësit në distancë online për punën që ata po kryejnë, nëpërmjet takimeve të detyrueshme në grup, bashkëpunimit me ekipin, raportimeve ditore/javore/ mujore. Nëpunësit/punonjësit që punojnë në distancë online duhet të kenë thirrje në ekip një herë në ditë dhe të informohen e informojnë rreth statusit të realizimit të detyrës së dhënë. Atyre duhet t’u sigurohet mundësia për të shkëmbyer informacion.” vlerëson rregullorja.

Rregullorja përcakton edhe mënyrën sesi do të jepen shërbimet për publikun për të evituar kontaktin ose mbipopullimin në zyra, sigurimin e masave shëndetësore, organzimi i mbledhjeve si dhe inspektimet që do të zhvillohen nga Inspektorati i Shëndetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.