Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Administratori që dhunoi studentët vjehrri i deputetes Floida Kërpaçi dhe xhaxhai i deputetit të LSI-së

13:26 / January 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BeFunky Collage
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita e bashkuar denoncoi mbrëmjen e djeshme një person që dhunonte studentët duke e cilësuar si “kriminel” dhe “bandit” që godet të rinjtë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, personi që shfaqet në videon e përcjellë nga forcat opozitare, është Xhevdet Braimllari, xhaxhai i deputetit të LSI-së Endrit Braimllari.

Agresori është drejtues teknik i “Myrto Security” dhe shfaqej duke sulmuar të rinjtë që protestonin për plotësimin e disa kërkesave të tyre.

Xhaxhai i deputetit të LSI-së, u shoqërua në komisariatin numër 2 në kryeqytet ku u mor në pyetje lidhur me ngjarjen.

Xhevdet Braimllari është i angazhuar politikisht ku djali i tij Eriol Brahimllari ka qenë i pranishëm në të gjitha konventat e Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe ka shërbyer si këshilltar i Ilir Metës.

Sipas “Lolitës”administratori quhet Xhevdet Braimllari, i cili është dhe vjehrri i deputetes më të re të LSI-së, Floida Kërpaçi. Por është edhe xhaxhai i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, deputetit Endrit Brahimllari.

Nga ana tjetër, Sali Berisha në reagimin e tij e quajti Brahimllarin si bandit të kryeministrit Edi Rama.

“Shikoni kriminelet dhe banditet qe godasin si kafshe me porosi te Edvinit studentet grevist ne fakultetin e Arkitektures.

Denoj me forcen me te madhe keto akte kriminale, ju bej thirrje mbare shqiptareve sot ose kurre te mbrojme studentet nga bandat e Edvin Urrejtjes dhe te shporrim qelbesiren! sb”, shkruan Berisha pa e ditur lidhjen me deputetin e LSI.

  • Capture 14

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protestën e ka kapur PS”, Shalsi replikon me Curin: Kjo është sureale!

22:18 / June 25, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Policia rrethon zonën

21:57 / June 25, 2026

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

21:38 / June 25, 2026

Abuzuan me fondet shtetërore dhe skemën e ndihmës ekonomike në Elbasan, masa sigurie për 6 zyrtarë

16:02 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.