Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga kompleksi sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër.
Teksa iu uron ndjekësve një ditë të mbarë, kreu i qeverisë thekson se në këtë qendër, e cila është më e madhja në rajon për sportin e tenisit, u mbajt kompeticioni ndërkombëtar “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”, me 65 sportistë nga 12 vende të ndryshme të botës.
“MIRËMËNGJES dhe me kompleksin sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër, një prej qendrave më të mëdha të tenisit në rajon, ku u zhvillua për herë të parë kompeticioni ndërkombëtar “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”, me 65 sportistë nga 12 vende të ndryshme të botës, i pari kampionat i këtyre përmasave për Shqipërinë, për të cilin organizatorët meritojnë një falenderim të posaçëm, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.