Aelita Andre është vetëm 12 vjeç dhe ka pushtuar botën e artit pasi ajo ka arritur të shesë pikturat e saj për mijëra dollarë.
Ajo thotë se dëshiron të krijojë stilin e saj, megjithëse shumë njerëz e krahasojnë atë me një nga piktorët e famshëm, Jackson Pollock, pasi rezultati i punës së saj dhe teknika që ajo përdor i ngjajnë asaj të këtij artisti.

Aelita e vogël edhe pse 12 vjeçe, ajo ka më shumë se një dekatë duke u marrë me pikturën. Ekspozitën e saj të parë e bëri kur ishte vetëm 2 vjeç, por më e habitshme është edhe fakti se arti i saj është ekspozuar në të gjithë botën, dhe disa nga veprat e saj janë shitur për 30,000 dollarë.

