Aeroplanmbajtësja amerikane “Harry S. Truman”, po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare.
Vizitori i saj special ditën e sotme ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndjekur nga afër jo vetëm stërvitjen, por ka hipur edhe në kullën e komandimit.
“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, shkruan Rama.