Erion Braçe, vetëm pak kohë nga deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim se “Do të ishte ironi historike dhe tragjike nëse partia do duhet të hante barë, për hatër të një deputeti të saj”, ka bërë një njoftim në rrjetet sociale.
Zëvendës kryeministri thotë se Myzeqeja ka rritur çmimin e barit, duke ironizuar Bashën e Berishën, teksa ka nenvizuar se janë të bindur se partia ka zgjedhur barin e tyre.
“Bujqit e Muzeqesë rritin çmimin e barit për sezonin e vjeshtës!
Të bindur që partia ka zgjedhur barin e tyre!
Sakrificë në fakt se bari për ta vlen dhe qumësht, pra është dy në një; Me partinë humbin!”, shkruan Erion Braçe.
