Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka listuar 11 fluturimet që janë konfirmuar për ditën e nesërme.
Përmes një reagimi në rrjete sociale TIA sqaron se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Ndërkaq theksohet se maskat janë të detyrueshme.