Pas takimit me ministren e Arsimit, Besa Shahini, pedagogët thanë se i kanë lënë afat deri në darkë të reflektojë. Por në një dalje për mediat pas këtij takimi, ministrja pati një qëndrim të prerë e të vendosur.
“Bojkoti dhe ultimatumet nuk janë mjetet e nevojshme në një situatë kur vëmendja jonë është te arsimi i lartë dhe kemi nisur procesin e dialogut”, tha Shahini.
Ministrja ka theksuar se i ka përgëzuar pedagogët për nismën e tyre dhe përpjekjet për të mbledhur asambletë.
“I ftova për t’i shpjegur paktin për universitetin, dhe se kemi qëllim të përbashkët, përmirësimin e cilësisë së Arsimit të Lartë. Nuk u dakordësuam, por është krejt normale. Takimi shërbeu për të shuar edhe keqkuptime që disa pedagogë kishin për paktin, ne do të vazhdojmë ti dëgjojmë të gjithë por do të vijojmë duke udhëhequr. Për të arritur në fund tek një kontratë mes qeverisë dhe studentëve”- tha ajo.