Pak ditë pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka filluar takimet me drejtuesit në Tiranë dhe rrethe. Mëngjesin e sotëm, Nano ka takuar për rreth dy orë drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Në takim ishin edhe drejtues të sektorëve të ndryshme.
Mësohet se në takim është diskutuar për goditjen e grupeve kriminale.
Ky takim vjen gjithashtu një ditë para përfundimit të afatit 100 ditorë të lënë nga kryeministri Edi Rama për të gjithë drejtuesit e policisë për ti dhënë kësaj strukture një tjetër fytyrë në mandatin e tretë të qeverisjes së shumicës socialiste.
