Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Aftësia paguese e firmave përmirësohet ndjeshëm në tremujorin e dytë, sipas BSH

14:18 / July 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka shqiperise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e firmave dhe aftësia paguese e tyre u përmirësuan ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit, sipas sondazhit të fundit të Bankës së Shqipërisë me bankat, për faktorët që ndikuan standardet e kredisë për bizneset.

Balanca e përgjigjeve ishte -4.9 në tremujorin e dytë 2020-s, që është niveli më pozitiv që kur Banka e Shqipërisë e raporton këtë tregues në 11 vjet.

Balanca më negative u regjistrua në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit të kaluar (duke arritur në -50.7 në tremujorin e tretë), që përkon me periudhën kur bizneset po vuanin pasojat e karantinës dhe tkurrjes së konsumit e reduktimit të porosive nga eksportet, si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia.

Në të njëjtën linjë është përmirësuar dhe perceptimi i rrezikut, me balancën e përgjigjeve që rezultoi -2 në tremujorin e dytë, nga -48.4 në tremujorin e tretë 2020.

Rigjallërimi i ekonomisë pas pandemisë, dhe rritja e fortë e eksporteve, si rrjedhojë e përmirësimit të konjukturës së çmimeve në tregjet ndërkombëtare e shtimit të kërkesës nga partnerët e huaj i kanë dhënë frymëmarrje bizneseve, që kaluan një vit të vështirë.

Kjo situatë ka ndikuar pozitivisht dhe në sjelljen e sistemit bankar ndaj sipërmarrjeve. Bankat raportuan një lehtësim në standardet e kreditimit për bizneset, për herë të parë pas pesë tremujorësh në shtrëngim të vazhdueshëm.

Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues, të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e dytë të këtij viti lehtësimi i standardeve u shfaq si për kreditë dhënë për financimin e investimeve, ashtu dhe ato për mbulimin e nevojave për likuiditet./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.