Nga proçesi i votimit në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi siguroi pjesën më të madhe të votave duke duke u zgjedhur sërish në krye të futbollit kosovar edhe për katër vjet të tjera.
Me 42 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, Agim Ademi u zgjodh President i organit më të lartë të futbollit vendor, duke vazhduar kështu mandatin e tij.
Kujtojmë se Ademi ishte kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së, duke ia dalë kështu fare lehtësisht të vazhdojë edhe për katër vite të tjera në një votim të hapur.
Në këtë konventë punuese ishin të pranishëm edhe të dërguarit nga FIFA dhe UEFA, që monitoruan të gjithë procesin.
