Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Agresiviteti i koronavirusit nuk është ulur: Frikë për një valë tjetër në vjeshtë

18:28 / June 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Covid Kosova 696x466 1 627x420 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Andi Koraqi, shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të ekspertëve të anti-Covid, është shprehur në një intervistë televizive se agresiviteti i koronavirusit nuk ka rënë.

“Deri në këto nivele, nuk është shqetësuese për aq kohë sa sistemi shëndetësor i përballon. Deri në këto shifra është mëse normale. Ne nuk presim që të kemi një rënie drastike të këtyre numrave në vazhdimësi.

Agresiviteti i virusit nuk është se ka rënë. Që të themi se ka rënë agresiviteti apo virulenca e virusit duhet të kemi evidenca gjenetike, pra duhet të gjejmë se virusi ka ndryshuar në mënyrë gjenetike. Unë përpara kam një studim i bërë nga një institucion shkencor anglez i cili thotë se kemi dy lloje virusi në qarkullim.

Kjo nuk është e konfirmuar, por asnjëra nga këto nuk tregon se virusi ka ulur virulencën. Nuk e them me bindje, por nga ana teorike transmetueshmëria mund të jetë ulur si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ujes së lagështirës së ajrit.

Është vënë re që në ndermarrje apo ambiente ku përpunohet mishi ku temperatura është e ulët dhe lagështia është e lartë kemi transmetueshmëri më të lartë të virusit sesa në ambjente të tjera ku temperatura është më e lartë”, është shprehur ai.

Ky pohim ndryshon nga prashikimet se agresiviteti ulet, teksa Koraqi thotë se është ulur thjesht aftësia transmetuese.

Mikrobiologu kujdeset të thotë se “kjo është teorike” pasi në shifra konkrete ne kemi shtim rastesh dhe nuk besohet se ky shtim të ketë si burim vetëm impiantet e përpunimit të mishit.

Nga ana tjetër, nëse kjo që thotë Koraqi qëndron, atëherë duhet pritur një valë tjetër në vjeshtë, pasojat e të cilës askush nuk mund t’i parashikojë më me siguri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.