Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Agron Duka thirrje Ramës: Ndërprit urgjent pushimet e deputetëve dhe mblidh Kuvendin!

21:40 / August 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f42b229b598a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Agrare Ambientaliste ka dalë me një deklaratë për mediat ku i kërkon kryeministrit Edi Rama,të angazhohet me përgjegjshmëri maksimale për zgjidhjen e krizës së rëndë politike në Shqipëri.

PPA thekson se Rama duhet të ndërpresë urgjent pushimet e tij dhe të deputetëve, të thirrë urgjent Kuvendin dhe të miratojë mundësisht brenda javës tjetër, legjislacionin që i hap rrugën zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe me konkurentë alternativë.

“Z. Rama duhet të kërkojë fillimin që “dje” të punës së Këshillit Politik për zgjidhjen gjithë-përfshirëse për implementimin në ndryshimet e legjislacionit për zgjedhjet në Shqipëri, të marrëveshjes së 5 Qershorit 2020.

Rama duhet të garantojë liritë politike të opozitë dhe liritë demokratike dhe ekonomike të shqiptarëve, të dëmtuara dhe të kërcënuara në Shqipëri nga modeli i tij autokratik, nga korrupsioni epidemik dhe nga kapja e shtetit.

Rama duhet të kërkojë thirrjen urgjente të Kuvendit pa u shqetësuar për ndërprerjen e pushimeve të tij dhe deputetëve të Kuvendit dhe të miratojë mundësisht brenda javës tjetër, legjislacionin që i hap rrugën zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe me konkurentë alternativë.

Rama duhet të vërtetojë ndarjen përfundimtare nga vjedhja e votave dhe djemtë elektoralë problematik.

Eleminimi i çdo vonese për çeljen e negociatave është prioritet kombëtar i shqiptarëve.

Inspirimi europian është në zemër të protestuesve në Bjellorusi dhe në çdo vend që qeveriset nga lider autotarian.

PAA vlerëson se vetëm i inspiruar nga standartet e demokracive funksionale jo ai nga model autotarian të preferuara publikisht prej tij, Rama mund të fitojë qoftë edhe përkohësisht kredibilitetin minimal por të domosdoshëm për tu angazhuar për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026

Pas takimeve maratonë në Pogradec, Rama thërret të premten në seli drejtuesit politikë dhe ministrat

11:25 / August 26, 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama nis turin e takimeve në 12 qarqe për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

10:08 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.