Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që kryetari i Bashkisë Mat, z. Agron Malaj, të jetë një nga 140 ligjvënësit e rinj pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Matjanët, me zemër e mendje, do të dëshironin që ai të vijonte të ishte pranë tyre, duke ndjekur nga afër projektet e nisura dhe duke sjellë investime të reja.
Nën drejtimin e tij, Bashkia Mat ka njohur zhvillim dhe progres të prekshëm, duke ndërtuar një skuadër të fortë specialistësh që kanë sjellë ndryshime të dukshme për komunitetin.
Si rrallëherë në vitet e demokracisë, një pushtetar ka lënë gjurmë kaq të thella në jetën e qytetarëve. Me përkushtim, vizion dhe guxim, Agron Malaj i ka rikthyer vendlindjes krenarinë e merituar dhe matjanëve dinjitetin e munguar.
Prej vitit 2013 ai ka dëshmuar se është një zyrtar model, duke ndërtuar ura komunikimi me të gjithë, pavarësisht bindjeve politike. Me logjikë të ftohtë dhe vendimmarrje të drejtë, ai ka dhënë zgjidhje në kohë reale, larg burokracisë, arrogancës apo interesave personale.
Para këtij viti (2013) qytetarët dëgjonin për abuzime nga drejtues të ndryshëm–pagesa të fshehta për vende pune, shërbime të kushtëzuara dhe padrejtësi të shumta.
Me emërimin e Agron Malajt në krye të OSHEE-së për rajonin e Burrelit dhe më pas si drejtues i Partisë Socialiste Mat, u vendos një standard i ri drejtimi. Meritokracia zëvendësoi klientelizmin: askush nuk blinte më një vend pune, askush nuk ndëshkohej për bindjet e tija, dhe puna e ndershme u bë e vetmja rrugë drejt suksesit.
Matit i janë dhënë fonde të mëdha ndër dekada, por vetëm gjatë drejtimit të Bashkisë Mat nga Agron Malajt janë realizuar investime të rëndësishme dhe jetike për komunitetin. Me vizion, vullnet dhe dashuri për vendlindjen, ai ka transformuar Burrelin në një qytet të bukur dhe e ka bërë Matin më të jetueshëm, i ka kthyer vlerat që meriton. Çdo projekt është i prekshëm dhe i dukshëm, një dëshmi e qartë e punës së tij.
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kontributin e Agron Malajt në drejtimin e OSHEE-së, Bashkisë Mat dhe Partisë Socialiste të rrethit, duke e kandiduar për të qenë ligjvënës.
Është në nderin e çdo matjani, dibrani e bulqizaku të votojë për Agron Malajn më 11 maj 2025. Me këtë zgjedhje, çdo votues do të ketë jo vetëm një deputet në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe një mik dhe përfaqësues të vërtetë të interesave të tij.
Ne që kemi punuar me Agron Malajn për vite me radhë e ndiejmë si detyrim të bindim çdo votues të Qarkut Dibër, pa dallime politike, se ai është zgjidhja më e mirë për këto zgjedhje.
Suksese, shoku dhe miku ynë!
Hasan PASHA
Kryetar i PS-së Mat