Debate të forta kanë ndodhur në sallën e Kuvendit mes zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ahmetaj deklaroi se beteja e madhe e opozitës kundër Reformës në Drejtësi u bë për të ngadalësuar integrimin e Shqipërisë në BE.
“U fol sot për thyerje embargo me Rusinë. Mu kujtua 1994 me naftën dhe furnizohej vrasësi i shqiptarëve. Ja vlen ti kthehemi historisë. Qytetarët i rikthehen në kujtesë momenteve të zeza të vendit.”
“Forca politike në diskurs asnjë nuk ka dalë kundër Integrimit Europian. Shumë forca e kanë ngadalësuar diku edhe pa qëllim. Beteja kundër reformës në Drejtësi ishte e qëllimshme. Një botë nga e ardhmja dhe një nga e kaluara.”
“Është një cunam global që godet kryesisht njerëzit në nevojë dhe vendet jo të varfra. Është paketë dinjitoze dhe jemi duke i rezistuar një lufte. Një fatkeqësie të tretë”, tha Ahmetaj.
Ndërkohë Berisha është rikthyer tek pandemia e Covid duke thënë se në Shqipëri janë shënuar 14 mijë e 700 viktimave.
“Këta janë tipa njerëz që kanë në borxh me gjakftohtësinë më të madhe të ecin mbi kufoma. Shqipëria numëron 14 700 viktima nga Covid ndërsa këtu rrihet gjoksi se si e përballuam në nivelin më të lartë në Europë të vdekshmërisë. Këto kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore. Janë përgjegjës për këtë dramë të madhe. Lanë pa shtruar mijëra qytetarë të vdesin nëpër shtëpia”, tha Berisha.
