Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmejtaj u shpreh se suksesi me eurobondin 650 mln me risk zero është një arritje dhe forcim besimi te reformat e ndërmarra dhe transparenca.
Ahmetaj tha se këto para do të përdoren për rritjen e pagave dhe investimeve.
“9 qershori ishte një rikonfirmim besimi ndaj ekonomisë shqiptare, ndaj vendit dhe autoriteteve. Dje na kanë konsideruar me risk zero për shkak të transparencës dhe ecjen me reformat. Episodi i rëndësishëm ishte dje e filluam me 4.125 çmimin fillestar dhe të dyja herët që tentuam zbritjen për të shkuar në 3.625 nuk na u larguan investitorët, kjo tregon besim të palëkundur tek reformat dhe autoritetet. Këto do të përdoren për rritjen e pagave dhe investimeve”, tha Arben Ahmetaj.
