Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi deklaroi sot se në muajin shtator do të mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i socialistëve.
“Sot në ditën time të parë si sekretar i Përgjithshëm të PS-së. Vijon që tu jem mirënjohës mbi 100 mijë anëtarëve të PS-së. kemi nderin krenarinë dhe fatin që i kemi këto detyra. Është një pyetej që i takon grupit parlamentar i cili padyshim që në mbledhjen e tij të parë në fillim të sezonit parlamentar do të marrë edhe vendime të plota për çështje të cilat shqetësojnë dhe një ndër këto është edhe e Ahmetajt. Kam bindjen e thellë se në sërish do të fitojmë. Ne bëjmë ndryshime për të përmirësuar veten tonë.”, -tha Klosi.
