Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se është marrë një tjetër vendim për shtyrjen e kësteve të kredive, duke mundësuar edhe një 3-mujorsh tjetër shtyrje.
I ftuar në emisonin “Opinion”, Ahmetaj tha se ky vendim pritet që të zyrtarizohet javën e ardhshme, bashkë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon.
“Cila është logjika? Logjika është kjo. Nëse ty të shtyhet pagesa e kredisë në maj, atëherë natyrshëm pyet: po unë s’po punoj si do të paguaj kredinë?Kryeministri pasi ka lexuar kërkesat, ka kërkuar që javën tjetër të bëhet sërish me guvernatorin një shtyrje tjetër kredish, në mënyrë që t’u jepet kohë. Do të shtyhet edhe tre muaj të tjerë. Që t’u japim mundësi të gjithë qytetarëve që të kenë dy apo tre muaj punë që të paguajnë kredinë,”- tha Ahmetaj.
