Mjaft i ashpër me opozitën ka qenë raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, pjesë e delegacionit të PE-së në Tiranë, Knut Fleckenstei dhe irritimi i tij u vu re dhe në konferencën e eurodeputetëve. Duke folur për takimin me Bashën, Fleckenstein tha se u takua me liderin e opozitës Lulzim Basha, që shoqërohej dhe nga disa të tjerë, duke theksuar se ai foli vetëm me Bashën.
“U befasova, u çudita dhe u zhgënjeva nga kryetarja e LSI-së. ajo tha që e kanë marrë vendimin e tyre e tyre. Nëse evropianët nuk e kuptojnë këtë gjë, ky nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë, dhe besoj që ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata në Shqipëri dueht të kuptojnë në cilën anë gjendet secili”, tha Fleckenstein.
Madje ai shkoj më tej, duke thënë se janë ata që organizojnë protestën që të kujdesen që mos të jenë të dhunshme, duke thënë se policia ka bërë detyrën.
“Harrova të them që ata që organizojnë protestën duhet të kujdesen që protestat të jenë jo të dhunshme. Ai që e ndërron ushqimin ai duhet të paguajë, kështu që ata që organizojnë protestën duhet të mbajnë përgjegjësi që dhuna të jetë e kufizuar sa më shumë të jetë e mundur. Nëse ne shohim deri nga mesi qershorit gjatë gjithë kohës pamje dhune nga rrugët e Tiranës, sigurisht kjo në vetvete do të ketë pasoja për diskutimet që do të organizohen në takimin e këshillit në qershor”, përfundoi Felckenstein.
