Deputetja Rudina Hajdari, e cila tashmë ka krijuar një parti të re, prej ditësh ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri me qytetarët.
Sot, Hajdari ka përzgjedhur të ndajë në rrjetet sociale historinë e një emigranti të rikthyer në Shqipëri dhe me kursimet e fituara ka hapur një biznes.
“Presion mbas presioni, e gjobë mbas gjobë, Shkëlqimi u detyrua ta mbyllë biznesin.
Kjo nuk është vetëm historia e Shkëlqimit, por është historia e çdo shqiptari të thjeshtë e të ndershëm.
Për 30 vite shteti në vend të shërbente si mik i biznesit dhe inkurajues i ndershmërisë, u kthye në simbol të fatkeqësisë e falimentimit.
Ne duhet të bashkohemi që shtetin t’ia kthejmë njerëzve si Shkëlqimi.
T’ia kthejmë qytetarit të thjeshtë.
Të mos jetë më kurrë administrata fole militantësh që ushqehen me gjoba si banda por të jetë ushtria e mirë në ndihmë të njerëzve të ndershëm”, shkruan Hajdari, shoqëruar edhe me një foto, që në sfond bie menjëherë në sy imazhi i një gjetheje kanabisi i vendosur në mur.
Ky detaj nuk u ka shpëtuar komentuesve të cilët kanë nisur ta ironizojnë:

