Ferdinant Çani, një 57-vjeçar nga Vlora ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së tij. Ai ka 13 vite pa parë fëmijët dhe i kërcënuar me jetë për të mos u kthyer në shtëpi.
Çani bëri apel nga emisioni ‘Me zemër të hapur’ për të takuar fëmijët e tij.
I përndjekur, arrestuar e dënuar pa faj, por edhe paragjykuar, ai u braktis nga e shoqja për 11 vite dhe vetëm një vit më parë u divorcua edhe ligjërisht nga një martesë më shumë se 2 dekada, që kurrë nuk pati dashuri.
Nga ky divorc 57-vjeçari nuk përfitoi asgjë, përkundrazi kur shkoi në shtëpinë e tij u përball me një të panjohur, që e kërcënoi me jetë. Çfarë ka ndodhur mes 57-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij? Pse fëmijët refuzojnë të kenë raport me të atin?
Rrëfimi:
Evis Ahmeti: Si e keni njohur bashkëshorten?
Në vitin 1990 më kanë arrestuar dhe më kanë quajtur agjent serb. Më bënë hetuesi 3 ditë. Isha në lidhje me një vajzë që ishte mësuese. Ajo u zu me një tjetër aty për mua dhe si përfundim u lidha me të. Ajo nuk më dashuronte por ishte e futur qëllimisht të lidhej me mua.
