Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa i janë drejtuar qendrës së votimit të Parkut Olimpik në lagjen nr.13 për të dhënë votën e tyre. “Ne votuam”, -ka shkruar Ajola në foton e postuar në Instagram, ku shfaqet përkrah Erionit duke treguar gishin me shenjën e votimit.
Në një deklaratë për mediat Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë dhe po ashtu, ka bërë një falënderim drejtuar kundërshtarit të tij në garë, Arben Skënderit.

