Ka përfunduar raundi i parë i aplikimit dhe regjistrimit pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në programin e studimeve në fushën e shkencës ushtarake.
Raundi i dytë i aplikimeve nis nga data 19 deri në 21 shtator për të gjithë ata që do të jenë brezi i së ardhmes në Forcat e Armatosura.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dike përmes një postimi në rrjetet sociale se, në këto data, të gjithë maturantët që kanë mbaruar këtë vit arsimin e e mesëm mund të aplikojnë në www.ualbania.al.
Gjithashtu aplikimi vijon të jetë i hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara. Më 21 shtator përfundon afati edhe për këtë kategori aplikantësh, të cilët duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.
Akademia e Forcave të Armatosura ofron një pagesë mujore për çdo student për të gjithë periudhën e studimit si dhe akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit. Por çfarë është më e rëndësishmja, studentë nuk paguajnë asnjë tarifë për studimet dhe në përfundim të tyre punësohen përmes mundësive që jep FA.
675 maturantë aplikuan vetëm për raundin e parë për të ndjekur studimet bachelor pranë AFA. Në përfundim të raundit të tretë pritet të kemi 60 studentët e parë të shkollës sonë ushtarake, shtyllës kryesore të formimit të Forcave tona të Armatosura.
Lista e aplikantëve të parë fitues është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes
(kliko: https://www.mod.gov.al/index.php/newsroom-2/njoftime/4497-lista-e-aplikanteve-fitues-raundi-i-ne-programin-e-studimeve-ne-fushen-e-shkences-ushtarake-ne-afa).
