Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Akademia e Sigurisë në Tiranë, Hammond nga ambasada e SHBA-së: Zbatimi i ligjit trajnohet sipas standardeve më të larta

18:25 / May 23, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
hammond4
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Akademia e Sigurisë e Shqipërisë për herë të parë është akredituar nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST). Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm zëvendësshefja në Detyrë e Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Kathryn Hammond, drejtori i përgjithshëm Ilir Proda, drejtori Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, rektori i Akademisë së Policisë, Ilirjan Mandro, staf dhe të diplomuar të Akademisë së Sigurisë, si dhe anëtarë të komunitetit ndërkombëtar të zbatimit të ligjit.

Në fjalën e saj, Hammond tha se “ky akreditim certifikon që zbatimi i ligjit në Shqipëri trajnohet sipas standardeve më të larta të më shumë se 30 vendeve anëtare të Shoqatës në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Akademia e Sigurisë së Shqipërisë shkoi përtej, duke arritur Çmimin e Ekselencës të Shoqatës në vitin e saj të parë diçka që vetëm katër akademi të tjera ndërkombëtare e kanë arritur”.

“Përmbushja e këtyre standardeve e bën Shqipërinë një partner më të fortë sigurie për Shtetet e Bashkuara. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Drejtësisë po bën prioritet eliminimin e karteleve dhe organizatave kriminale transnacionale. Operacionet e grupeve të krimit të organizuar shqiptar, përmes lidhjeve të tyre me kartelet në pjesë të tjera të botës, kërcënojnë sigurinë dhe mbrojtjen e amerikanëve dhe shqiptarëve përmes aktiviteteve të tyre të trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave, duke përjetësuar tregtinë e dhunshme të drogës”, nënvizoi Hammond.

Shtetet e Bashkuara, tha Hammond, kanë nevojë për partnerë që janë të gatshëm dhe të aftë të punojnë pa probleme me zbatimin e ligjit të SHBA-së. “Kur ju, si partnerët tanë, keni aftësitë e duhura, ne mund të punojmë së bashku për të ndërprerë dhe për të penguar rrjedhën e drogës së paligjshme dhe për të çmontuar operacionet e organizatave kriminale transnacionale që kërcënojnë komunitetet tona, në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri”, tha Hammond.

Duke përgëzuar rektorin Mandro dhe ekipin e tij për arritjen e këtij nderi, Hammond theksoi se “gjatë vlerësimit njëvjeçar të akreditimit, ata rishikuan, përditësuan dhe prodhuan më shumë se 400 politika për të përmbushur standardet e rrepta globale. Ky vit i punës së palodhur, duke ndërtuar mbi dhjetëvjeçarë përpjekjesh për të modernizuar institucionet e ligjzbatimit shqiptar, do të ketë efektin e rrathëve të ujit në jetën shqiptare, duke ngritur standardin për të gjitha autoritetet e sigurisë që trajnohen këtu – Policinë e Shtetit, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Byronë Kombëtare e Hetimit etj”.

Hammond u bëri thirrje mijëra burrave dhe grave të Policisë shqiptare, që kanë pasur privilegjin të kalojnë trajnimin dhe mentorimin e zbatimit të ligjit të SHBA-së, që të vënë në praktikë atë trajnim për të mbrojtur komunitetet, për të hetuar dhe ndjekur me vendosmëri krimin e organizuar transnacional, korrupsionin, pastrimin e parave, terrorizmin, kontrabandën e emigrantëve, krimin kibernetik, trafikimin e narkotikëve dhe armëve. “Është detyra juaj të mbani këto standarde ndërkombëtare, jo vetëm për profesionin tuaj, por për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, përfundoi Hammond.

hammond

Akademia e Sigurisë hammond IADLEST
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Partia e Lirisë: Shqipëria, e fundit në rajon për infrastrukturë

12:55 / June 15, 2025

Rama poston video nga plazhi i Darëzezës

17:54 / June 14, 2025

Të martën hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

16:41 / June 14, 2025

Balluku: Në lotin 7 të aksit Elbasan-Qafë Thanë po punohet për ndërtimin e veprave të artit e nënkalimeve

16:03 / June 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.