Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

AKEP: Tarifat me shumicë të operatorëve celularë do të ulen me 32%

13:20 / May 31, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1584653573 internet celular
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hedhur për konsultim dokumentin për rezultatet e modelit të kostove të shërbimeve me shumicë të rrjeteve celulare.

Dokumenti në fjalë synon të vendosë tarifa me shumicë (terminimi) të thirrjeve që të reflektojnë kostot direkte, të matura për operatorët e komunikimeve të lëvizshme në Shqipëri. Deri tani, për vendosjen e tarifave të terminimit të thirrjeve kombëtare AKEP është mbështetur në metodën benchmark të mesatarizimit të tarifave të aplikuara në vendet e BEREC (Trupa e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike). Kjo është bërë në mungesë të një metodologjie të mirëfilltë për llogaritjen e kostove të tregut shqiptar.

Sipas analizës së kostove të përgatitura nga konsulentët e kontraktuar nga AKEP për këtë qëllim, kosto e terminimit të thirrjeve kombëtare ka rezultuar rreth 0.751 lekë për minutë, ndërsa për thirrjet hyrëse ndërkombëtare 0.762 lekë për minutë. Tarifat aktuale të terminimit në Shqipëri janë rreth 1.11 lekë/minutë për të dyja llojet thirrjeve. Për t’i çuar këto tarifa në kosto, që është edhe objektivi i AKEP, tarifat e terminimit të thirrjeve duhet të ulen me rreth 32% për thirrjet kombëtare dhe me 31% për ato ndërkombëtare.

AKEP konsideron se ky hendek është i rëndësishëm, megjithatë parashikon që ulja këtyre tarifave drejt kostos të bëhet në mënyrë të përshkallëzuar (glide path), sepse në periudhën afatshkurtër ndikimet e krizës së pandemisë mund të jenë të ndjeshme për operatorët.

Mbështetur edhe në eksperiencën e vendeve të tjera, AKEP ka propozuar që ky proces të zgjasë dy vjet, në intervalin 2022-2024. Sipas dokumentit, parashikohet që tarifa e terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare të ulet në 1.02 lekë/minutë vitin e ardhshëm, në 0.89 lekë/minutë në vitin 2023 dhe përfundimisht në 0.75 lekë/minutë në vitin 2024. AKEP ka hapur fazën e konsultimit publik që do të zgjasë 30 ditë dhe pasi të jenë marrë mendimet e palëve të interesuara do të vijohet me vendimmarrjen finale.

Tarifat e terminimit janë tarifat që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit për thirrjet që kryhen drejt rrjeteve respektive. Për shembull, për çdo minutë thirrje që një përdorues i rrjetit X kryen drejt një rrjeti tjetër Y, sot operatori X i paguan operatorit Y 1.11 lekë për minutë. Përcaktimi i këtyre tarifave është instrumenti kryesor i rregullimit të tregjeve të komunikimeve elektronike nga autoritetet përkatëse. Orientimi në kosto i tarifave me shumicë vlerësohet si mënyra më e mirë për të mundësuar një konkurrencë të drejtë dhe të ndershme mes operatorëve në tregun me pakicë.

Dokumenti i përgatitur nga konsulentët e AKEP ka matur kostot e shërbimeve me shumicë të ofruara nga operatorët celularë në Shqipëri sipas metodologjisë së kostove rritëse për një kohë të gjatë (Long-Run Incremental Cost, LRIC). Kjo është teknika bazë e përdorur nga rregullatorët e komunikimeve elektronike për vendosjen e tarifave të terminimit të orientuara në kosto.

MONITOR

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.