Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

AKSHI mohon kalimin e E-Albania tek privati

20:11 / December 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e albania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reguar në lidhje me një informacion se platforma E-Albania do të privatizohet. Në një reagim zyrtar, AKSHI, thekson se në asnjë rrethanë institucioni nuk do t’i delegohet asnjë privati, por përkundrazi, do të jetë nën varësinë e AKSHI-it, të qeverisë. Çdo punë e realizuar nga AKSHI, thuhet në sqarim, e në veçanti e-Albania, që është një pasuri kombëtare që ofron mbi 1,200 shërbime publike për qytetetarët, nuk do t’i jepet asnjëherë privatit për administrim. Sipas AKSHI, me projektligjin e ri synohet që të ketë një administrim më të mirë të shërbimit të mirëmbajtjes së rrjetit, të shërbimit të internetit, licencave të Microsoft, licensimit me antivirus apo shërbimi helpdesk për punonjësit e administratës publike.

‘Nisur nga disa raportime aspak profesionale në mediat online, sqarojmë opinionin publik se nuk do të ketë asnjë delegim tek privati të platformës e-Albania. Në datën 22 Tetor, 2021, ka nisur konsultimi publik për një projektligj për qeverisjen digjitale nisur nga nevojat e vendit për shkak të rritjes së konsiderueshme të hapësirës digjitale. Projektligji i ri parashikon, ndër të tjera, ngritjen e një institucioni publik sh.a nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të rregulluar marrëdhënien e shërbimeve që jep AKSHI karshi institucioneve publike në vend.

Në asnjë rrethanë apo propozim, institucioni i ri nuk do t’i delegohet asnjë privati por përkundrazi, do të jetë nën varësinë e AKSHI-it, të qeverisë. Çdo punë e realizuar nga AKSHI, në veçanti e-Albania që është një pasuri kombëtare që ofron mbi 1,200 shërbime publike për qytetetarët, nuk do t’i jepet asnjëherë privatit për administrim.

Me projektligjin e ri synohet që të ketë një administrim më të mirë të shërbimit të mirëmbajtjes së rrjetit, të shërbimit të internetit, licencave të Microsoft, licensimit me antivirus apo shërbimi helpdesk për punonjësit e administratës publike. Ne apelojmë që mediat të jenë korrekte në raportimet e tyre, që pavarësisht reagimeve individuale të personave të ndryshëm, të verifikojnë pretendimet e dhëna të cilat në këtë rast bien menjëherë poshtë pasi projektligji për e-qeverisjen është lehtësisht i aksesueshëm online në konsultimin publik. Gjithashtu, është mjaft e rëndësishme të promovojmë shërbimet online si një mundësi e madhe për ekonominë e vendit dhe jo të përhapim lajme të rreme’- njofton AKSHI.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.