Një tjetër kamion është përmbysur në aksin Milot-Lezhë. Sipas pamjeve të para, bëhet fjalë për një trailer që është përmbysur në afërsi të urës së Milotit.
Nga informacionet paraprake fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.
Më herët një tjetër kamion u përmbys në këtë aks për shkak të erërave të forta.
