Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Durrës, ku ka mbetur e plagosur një 18-vjeçar.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8 Durrës. Një automjet me drejtuese A. T., 36 vjeçe, ka përplasur këmbësoren S. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.